TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, ata finalizojnë ditën e 62-të të qëndresës dhe revoltës së tyre. Të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë në tubimin e sotëm.
Shumë prej tyre folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe bënë thirrje për ndryshim. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./




