Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi, favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

QAFË THANË- Një vatër e mdhae zjarri është regjistruar në zonën e Qafë Thanës, në të cilën flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Zjarri ka përfshirë një zonë me bimësi të ulët dhe të mesme, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Mësohet se në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit e Pogradecit, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet po mbajnë nën vëzhgim situatën, ndërsa vijojnë përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të vatrës së zjarrit.