Vendimi i plotë: Zonat me përparësi ekonomike në Elbasan pjesë e Paketës së Maleve

Qeveria shpall katër zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Elbasan

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin nr. 625, datë 29 tetor 2025, për shpalljen e katër zonave në Bashkinë Elbasan si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”.

Zonat e shpallura janë:

  • Funar, me sipërfaqe 1,439.89 hektarë;
  • Gjinar, me sipërfaqe 1,047.74 hektarë;
  • Tregan, me sipërfaqe 398.1 hektarë;
  • Shushicë, me sipërfaqe 705.96 hektarë.

Sipas vendimit, në këto zona do të lejohen dhe promovohen aktivitete që lidhen me zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik. Kufijtë dhe shtrirja e tyre janë përcaktuar në hartat zyrtare të bashkëlidhura vendimit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Elbasan. nE LINK GJENI EDHE TE GJITHA ZONAT

https://www.aksesdrejtesi.al/dokumenta/1769261462vendim-2025-10-29-625%20(1).pdf