Moti sot në Shqipëri: Vapë intensive, diell dhe temperatura mbi 40°C

Shqipëria do të dominohet nga mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë gjatë gjithë ditës. Dielli do të jetë prezent pothuajse në të gjithë territorin, ndërsa reshjet nuk priten.

Ultësira Perëndimore: Temperaturat do të arrijnë 36–39°C, me vapë intensive gjatë orëve të mesditës mbi 40 grade ne diell.
Tirana: Maksimumi rreth 37°C, me diell dhe lagështi të ulët.
Zonat malore: Temperaturat do të lëvizin nga 28 deri në 33°C, me mot kryesisht të kthjellët.
Bregdeti: Moti do të jetë ideal për plazh, me temperatura 33–36°C dhe erë të lehtë deri mesatare nga perëndimi.

Shmangni ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, konsumoni shumë lëngje dhe përdorni mbrojtje nga rrezet UV, pasi indeksi UV do të jetë shumë i lartë.