Protestuesit vijonë marshimin masiv, ushtojnë thirrjet: Parlamenti i krimit

Marshimi masiv i qytetarëve po vijon në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit sapo janë ndalur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Në këto momente, turma e revoltuar ka rrethuar institucionin duke lëshuar thirrje unanime dhe duke brohoritur në kor: “Parlament i krimit!”