Aksident tragjik në vendin e punës, humb jetën një 36-vjeçar

Kolonjë – Një 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit në Kolonjë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec, ishte duke ngarkuar trupa druri kur njëri prej tyre është shkëputur, duke e zënë poshtë. Për pasojë, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e punëtorit.