Mbahet sot protesta e 20-të e qytetarëve, kërkohet dorëheqja e kryeministri Rama: Shqipëri e re

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet protesta e 20-të rradhazi, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ditën e djeshme ata marshuan fillimisht drejt Kuvendit, ku po zhvillohej edhe seanca plenare ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Deputetët dolën nga salla e seancave plenare, ndërsa protestuesit u bënë prite duke thirrur “Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Pas përfundimit të fjalimeve të tyre, protestuesit nisën marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Nesër më shumë”. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtarë, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. Mijëra emigratë kanë protestuar në Londër, Mynih, Berlin, Zvicër, Holandë, Francë, Norvegji, Austri, SHBA dhe Bruksel./