‘Dorëheqje’! Pamje nga pjesmarrja masive qytetare në protestë në Tiranë

Pamjet e marra me dron tregojnë përmasat e jashtëzakonshme të revoltës qytetare që ka pushtuar pasditen e sotme kryeqytetin.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “pushtuar” nga një lumë njerëzish, teksa mijëra qytetarë kanë rrethuar tërësisht godinën e Kryeministrisë.

Nga pamjet me dron shihet qartë pjesëmarrja masive që shtrihet përgjatë gjithë aksit kryesor, ku dritat e telefonave dhe flakadanët e ndezur kanë krijuar një atmosferë elektrizuese. Në kor, pa ndërprerë, turma e madhe e njerëzve po lëshon thirrjet unanime “Rama ik!” dhe “Jep dorëheqjen!”.