Humbi jetën në aksidentin TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

Është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj nga Lazarati, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur një natë më parë në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Fushë Vërri.

I riu udhëtonte i vetëm me automjetin e tij tip “Audi” kur u përfshi në aksidentin tragjik.

Në ngjarje u lënduan edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër që doli nga rruga dhe u përmbys.

Orest Mahmutaj ishte djali i madh i familjes dhe punonte në lokalin bar-kafe në pronësi të familjarëve të tij.

Vdekja e tij ka sjellë trishtim të madh te të afërmit, miqtë dhe banorët e zonës, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit gjatë ceremonisë mortore.

Ndërkohë, ekspertiza për aksidentin nuk ka përfunduar ende.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes që i mori jetën 20-vjeçarit.