Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.