Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Superiores”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-2.
Myslovic ishte ai që shënoi golin e parë të ndeshjes dhe për bardheblutë, në minutën e 7-të të sfidës. Ndërsa për të tundur rrjetën për herë të dytë, mendoi Rimal Haxhiu në të 50-tën.
Në krahun tjetër në minutën e 90-të. Elbasani ngushtoi shifrat me anë të Arsen Kasës, por rezultoi vetëm gol statistikor.
Kështu, Elbasani zbret në vendin e dytë me 62 pikë. Në krahun tjetër me 44 pikë të grumbulluara, Tirana jo vetëm siguron mbijetesën direkt, por ia del që të shmangë edhe zonën “play-out”.
“Abissnet Superiore”: Java 36
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, Loukili, Lajthia, Abbas, Kasa, Manellari, Ze Gomes, Musta, Boye, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Myslovic, Rafa, Alvarez, Haxhiu, Halili, Tabekou, Kresic, Mehmeti. Trajner: Orges Shehi.
LIVE:
90’+6 Mbyllet sfida në “Elbasan Arena”, Elbasani 1-3 Tirana.
90’+6 GOL TIRANA! Shënon Tabekou.
90′ GOL ELBASANI! Shënon Kasa.
48′ GOL TIRANA! Shënon Haxhiu.
Nis pjesa e dytë.
45’+4 Mbyllet pjesa e parë mes Elbasanit dhe Tiranës.
7′ GOL TIRANA! Shënon Myslovic.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Elbasanit dhe Tiranës.













