Tragjike! 57-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë traktori

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Barbunje e re, të Bashkisë së Divjakës.

Një 57-vjeçar ka humbur jetën, pasi traktori me të cilin ishte duke punuar tokën e ka zënë poshtë.

57-vjeçari K.M kishte qenë duke punuar plantacionin me ullinj bashkë me gruan. Sipas gazetares ai ka qenë traktorist prej gati 20 vitesh, disa vite më parë freza e traktorit i dëmtoi njërën këmbë.