Seanca e radhës plenare në Kuvend do të zhvillohet të enjten më 7 maj në orën 10:00.
Lidhur me seancën e të enjtes është zbuluar rendi i ditës ndërsa pritet të zhvillohen 2 interpelanca.
Sipas rendit të ditës, opozita ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin, Edi Rama dhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Gjithashtu deputetja Ina Zhupa ka kërkuar seancë pyetje -përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.













