Rruga e rrezikut në Pajovë/ Aksidenti fatal i fëmijës, shpejtësia vijon të kërcënojë jetë

Më shumë se një vit më parë në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë një fëmijë gjeti vdekjen teksa u përplas nga një makinë ndërkohë që ecte në trotuar.

Në rrugën ku gërshetohen lëvizjet nacionale me zonat e banuara, shkolla e shërbime të tjera rreziku mbetet i madh edhe pse pas tragjedisë para shkollës u vendosën kufizues shpejtësie.

Shkak kryesor mbetet shpejtësia tej normave.

Në këtë rrugë thuajse çdo ditë shënohen ngjarje rrugore në të cilat përgjithësisht përfshihen kalimtarë.

Teksa lëvizjet e mjeteve shtohen banorët e këtyre zonave shpresojnë në devijimin e korridorit VIII jashtë zonave të banuara si i vetmi shpëtim për jetët e tyre.