Hetimet për tunelin e Llogarasë/ GJKKO kontrolle te familjarët e ish-zv.kryeministres Balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar 15 kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrethit të saj familjar.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se objekt kontrolli ka qenë edhe banesa e Mired Recit, djalit të tezes së Ballukut.

Reci rezulton bashkëpronar me 49% të aksioneve në kompanitë “XL MARKET” dhe “Hippo Tregu Elektrik”, ku ortak është edhe kunati i Ballukut, Meland Qirko (bashkëshorti i Pamela Qirkos). Përveç kontrolleve në terren, prokurorët kanë nisur letërporosi jashtë shtetit për të siguruar informacione shtesë mbi këtë çështje.