Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, shkak mospjesëmarrja e tij në gjyq

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 prill, në orën 12:00.

Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, sipas raportimeve, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me arsyet e mungesës së tij.

Po ashtu, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Altin Dumani: Pse nuk është njoftuar nga burgjet , i pandehuri Veliaj për datën dhe orën e seancës, të merren masa , kjo përbën shkak për mos zhvillimin e seancës, nëse shtyhet seanca të lihet sa me shpejt seanca e rradhës.

Është urdhëruar drejtoria e burgjeve te informoj gjykaten për shkaqet e mosnjoftimit të të pandehurit Veliaj për seancën e sotme.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.