FOTO/ Berisha me sytë e skuqur nga gazi lotsjellës, qëndron mes protestuesve

Sali Berisha u lëndua nga një spray në sy, ndërsa pati edhe probleme me frymëmarrjen gjatë protestës Kreu i PD u largua në drejtim të banesës së tij dhe u rikthye sërish me maskë kundër gazit lotsjellës.

Sikurse duket në fotot e shkrepura, Sali Berisha u shfaq me sytë e skuqur mes protestuesve, ndërsa më pas vendosi edhe maskën.

Protestuesit e opozitës janë shpërndarë në disa zona të Tiranës, duke hedhur bomba molotv drejt institucioneve, por edhe duke thyer vitrinat e bizneseve dhe duke vendosur zjarr në koshat e mbeturinave dhe stacionet e autobusëve. Ndërkohë, policia vijon t’i ndjekë dhe mes tyre ka patur dhe përplasje.